UBT News

Përparim Rama: Mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës

Ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi më 27 nëntor bartjen e buxhetit 2024 në 2025-tën, megjithatë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se këto mjete nuk janë bartur në buxhetin e Komunës.

Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. ❗Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë që edhe sot përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë do të protestojnë për të kërkuar pagën e tyre.

KOMUNA E PRISHTINËS: MJETET FINANCIARE ENDE NUK JANË BARTUR NGA MINISTRIA E FINANCAVE

Komuna e Prishtinës thotë se ende nuk janë bartur mjetet financiare nga Ministria e Financave, ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës e kishte miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025.

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës./EO

Exit mobile version