Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mbështetur protestën “drejtësi për çlirimtarët” që do të mbahet të shtunën e 13 dhjetorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Ai thirrja për drejtësi, është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që bashkon popullin.
“Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama.
