Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama rezultoi pozitiv me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebookut, ku shkroi se ka pasur kontakt me një person të infektuar.
“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, shkroi ai në Facebook./UBTNews