Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama në një ceremoni solemne ka bërë betimin. Ai para të pranishmëve, u zotua për qeverisje të denjë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor, Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29.17 për qind. Ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42.54 për qind të votave. Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.
Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50.98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49.02 për qind.