Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të tërheqë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Para nisjes së seancës parlamentare të hënën, Gruda tha se Vetëvendosje po i mban peng institucionet duke insistuar për kandidaturën e Haxhiut. Ai shtoi se edhe në rast të zgjedhjes së saj, VV nuk ka plane konkrete për çështje ekonomike, si rritja e pagave apo ulja e çmimit të energjisë elektrike.
“Ne mund të kishim refuzuar të votojmë çdo kandidat të VV-së, por duke qenë se i duhen votat tona, kemi kërkuar që të ndryshohet kandidati,” tha Gruda. Ai nënvizoi se PDK nuk do të votojë nën presion apo në mënyrë të fshehtë, duke akuzuar drejtuesit e VV-së për shkelje të Kushtetutës.
Deputeti tha se VV po pretendon se ka fituar zgjedhjet, por në të njëjtën kohë po pengon funksionimin e institucioneve në mënyrë që ai e quajti “kundërkushtetuese”.
Gruda e përshkroi situatën si “absurde”, duke kritikuar prioritizimin që VV i jep një kandidati të vetëm për kryetar të Kuvendit