Studiuesit kanë arritur në përfundimin se një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit, që janë edhe shkaqet kryesore të vdekjeve. Të dhënat e gjetura rekomandojnë, që njerëzit të konsumonjnë 2 racione frutash dhe 3 racione perimesh çdo ditë.
Kjo për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe për të parandaluar sëmundje të mundshme në të ardhmen. Për të arritur sasinë e rekomanduar, mund të hasni pak vështirësi fillimisht, ndaj këshillohet të filloni duke shtuar 1-2 fruta ose perime në ditë. Se cilat janë frutat dhe perimet e duhura që rekomadojnë ekspertët dhe hapat që mund të ndiqni për të realizuar këtë qëllim.
Zgjidhni frutat dhe perimet e duhura
Dietologët rekomadojnë një regjim ushqimor të pasur me një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, si një nga mënyrat më të sigurta për një shëndet të mirë. Megjithatë, jo të gjitha pemët dhe perimet janë krijuar të barabarta. Studiuesit gjetën përfitime të shumta tek ushqimet si: perimet me gjethe jeshile (spinaqi, marule dhe lakra jeshile) dhe frutat e pasura me beta karotinë dhe vitaminë C (agrumet, manaferrat dhe karrotat).
Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me folate. Ato janë anti-inflamatorë dhe ndihmojnë trupi në procesin e detoksifikimit duke përmirësuar kështu edhe shëndetin mendor. Frutat dhe perimet janë të bollshme në polifenole dhe fibra, të cilat përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe forcojnë sistemin imunitar.
Disa mënyra se si të shtoni më shumë fruta dhe perime
Për ata që zakonisht nuk hanë fruta dhe perime, mund të duket sfiduese të arrijnë të konsumojnë 5 racione në ditë. Nëse filloni me të paktën 1 racion çdo ditë, do të jetë më e lehtë të arrini qëllimin tuaj. Ju mund të filloni duke ngrënë fruta në mëngjes dhe një racion me perime gjatë drekës dhe darkës. Konsumoni i një molle, banane, mandarinë ose një dardhë, si një meze e shpejtë ndërmjet vakteve.
Konsumoni selino ose karrota, duke i shoqëruar me salca të ndryshme. Ju gjithashtu mund të blini sallatë të përzier, shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe shërbyer. Shtoni perime në vaktet tuaja të preferuara, të tilla si omëleta. Dietologët rekomandojnë të vendosni një shënim në frigoriferin tuaj , si një kujtesë për të ngrënë më shëndetshëm./AgroWeb.