UBT News

Përmes rrobave tentuan t’i dërgojnë drogë një të burgosuri në Dubravë

PHOTO BY ROD BOAM---Inmates stand in their cells at the Cache County Jail Wednesday Nov. 14, 2001. The Jail is filled to capacity forcing Cache County officials to transport prisoners to other jails in Weber and Box Elder County.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.

Me të hetuar këtë veprim, stafi përgjegjës për siguri ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

Ndaj të burgosurit për të cilin ka qenë e dedikuar substanca narkotike, është iniciuar procedurë disiplinore, ndërkaq për familjarin e tij është njoftuar policia.

Exit mobile version