Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.
Me të hetuar këtë veprim, stafi përgjegjës për siguri ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.
Ndaj të burgosurit për të cilin ka qenë e dedikuar substanca narkotike, është iniciuar procedurë disiplinore, ndërkaq për familjarin e tij është njoftuar policia.