UBT News

Përmes Snpachat, ju mund të skanoni çdo makinë dhe të zbuloni modelin dhe çmimin e saj

Një video tani shumë e klikuar në TikTok, ka theksuar veçorinë e skanimit të makinave nga Snapchat, përcjell UBT News.

Funksioni ka habitur shumë përdorues të TikTok, megjithëse është shumë i lehtë për t’u përdorur.

Përdoruesja e njohur e TikTok @katamogz postoi një video në lidhje me këtë funksion, video kjo që tani ka mijëra pëlqime.

Fillon duke thënë: “A e dinit se mund ta bëni këtë në Snapchat?”. Më pas një makinë filmohet përmes kamerës së Snapchat.

Funksioni i skanimit të Snapchat më pas e identifikon atë si një Lamborghini Huracan.

Ky informacion shfaqet në ekran së bashku me një imazh të makinës. Aty gjithashtu theksohet gjithashtu çmimi mesatar i makinës.

Në këtë rast, Snapchat Car Scanner thotë se Lamborghini Huracan vlen rreth 208,295 dollarë.

Ky funksion u cilësua shumë i dobishëm për tifozët e makinave./UBTNews/

Exit mobile version