UBT News

Përmes fotografive: Forcat pro-ruse në Lysychansk

Këto fotografi shfaqin forcat pro-ruse duke patrulluar në qytetin lindor të Lysychanskut pas kapjes së tij.

Dje, guvernatori i Ukrainës në rajonin e Luhanskut, Sergiy Haidai, tha se kapja e qytetit është “humbje e dhimbshme”, porse i ka shpëtuar ushtarët nga rrethimi dhe goditja e plotë nga artileria.

“Në terma ushtarakë, është keq t’i lësh pozicionet, por s’ka diçka kritike. Ne duhet ta fitojmë luftën, por jo edhe betejën për Lysychanskun”, deklaroi ai.

Ai parashikoi se qyteti i Slovianskut dhe qyteti i Bakhmut, në rajonin e Donetskut, do të jenë objektivat e ofensivës së ardhshme të Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version