Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit, ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.
150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se “numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim”, shkruan BBC.
Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor të premten.
Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë derdhjen e lumenjve. Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive, siç janë sisteme më të mira alarmi dhe infrastruktura./D.B/KP