UBT News

Përmbytjet në Pakistan goditën 33 milionë njerëz

Së paku 33 milionë njerëz janë goditur si pasojë e përmbytjeve në Pakistan, konfirmoi të enjten ministrja e vendit për ndryshimet klimatike.

Që nga mesi i qershorit, 937 persona kanë vdekur si pasojë e reshjeve të shiut dhe përbmytjeve në të gjithë vendin e Azisë Jugore, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA).

Sherry Rehman, ministrja e ndryshimeve klimatike, e konsideron përmbytjen “të paprecedentë” dhe si “fatkeqësinë më të keqe humanitare të dekadës”.

“Pakistani po kalon ciklin e tij të tetë të musonit, ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shiu”, tha Rehman.

Ajo theksoi veçanërisht ndikimin në jug të vendit, duke shtuar se po bëhen përpjekje maksimalisht për ta ndihmuar vendin./UBTNews/

Exit mobile version