Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u informua të martën për ecurinë e punës për lehtësimin e zonave të prekura nga përmbytjet, në një takim online me Qendrën e Koordinimit të Operacioneve të Thesalisë.
Qeveria tha se inspektimet dhe evidentimi i dëmeve nga shërbimet shtetërore po ecën me ritme të shpejta, me mbi 12 mijë inspektime deri më tani, dhe se në platformën online arogi.gov.gr janë dorëzuar 16000 aplikime të finalizuara dhe 5000 të përkohshme për ndihmë shtetërore, raporton ana-mpa.
Pagesat e para të ndihmës shtetërore u bënë të premten e kaluar, për të ndihmuar në zëvendësimin e paisjeve shtëpiake të shkatërruara dhe për të mbuluar nevojat bazë të të prekurve, me 25.6 milionë euro të paguara për 4,470 individë që përfaqësojnë 4,377 familje.
Kryeministri u njoh gjithashtu me përpjekjet për mbledhjen dhe asgjësimin e kafshëve të ngordhura dhe çështje të tjera të shëndetit publik, si dhe përpjekjet për rivendosjen e furnizimit me ujë dhe riparimin e rrugëve.