UBT News

Përmbytje në Slloveni

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shpejta në kryeqytetin slloven, Lubjanë, të mërkurën mbrëma.

Mbi 500 objekte janë vërshuar nga uji vetëm në kryeqytet – Lubjanë. Shërbimet e qytetit kanë njoftuar se prej orës 20:00 e deri në mesnatë kanë pranuar mbi 2 mijë e 700 telefonata nga qytetarët për ndihmë.

Stuhia e papritur shkaktoi përmbytjet brenda natës pasi sasi të mëdha shiu ranë brenda një periudhe të shkurtër kohore, thanë zyrtarët. Sipas autoriteteve mjedisore të Sllovenisë, kjo është ngjarje që shënohet njëherë në “dy shekuj”.

Videot nga vende të ndryshme në Lubjanë shfaqin rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe njerëz që lëviznin nëpër ujë./UBTNews

Exit mobile version