UBT News

Përmbytje në Seul, raportohet për tetë të vdekur

Së paku tetë persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur që përfshiu rajonin e kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Rrugët e Seulit u shndërruan në lumenj të bllokuar nga makina, ndërsa ujërat përfshinë edhe stacione metroje nëntokësore.

Më shumë se 43 centimetra shi ra në lagjen Dongjak të Seulit, vendi më i goditur nga shiu që nga e hëna deri në mesditën e së martës.

Disa nga viktimat u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre, ndërsa të paktën edhe shtatë persona të tjerë janë të zhdukur./UBTNews/

Exit mobile version