Si pasojë e reshjeve të shiut, disa fshatra të komunës së Drenasit janë përmbytur. Nga komuna e Drenasit thonë se ekipet janë në terren për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
“Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse në të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet”, njofton komuna./UBTNews