Rreth 50 mijë njerëzve u është kërkuar të evakuojnë shtëpitë e tyre pasi përmbytjet goditën qytetin më të madh të Australisë për herë të tretë këtë vit.
Disa pjesë të Sidneit për tetë muaj rresht kanë shi pas çdo katër ditësh. Rrugët janë bllokuar për qarkullim, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.
Përmbytjet e shpeshta në të gjithë Australinë, kanë vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit, pjesa më ë madhe në Uellsin e Ri.
Më shumë se 100 urdhra evakuimi janë lëshuar në të gjithë Sidneyn e Madh për urgjencën aktuale.
Njerëzit në 50 zona të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t’u larguar, pasi disa lumenj të mëdhenj do të dalin nga shtretërit. Moti i rëndë po godet gjithashtu rajonet e afërta Hunter dhe Illawarra.
Reshjet e shiut pritet të pakohen në Sidnei të martën, por parashikohen edhe erëra të forta, të cilat sjellin rrezikun e rënies së pemëve dhe linjave të energjisë elektrike, shkruan BBC.