Të paktën 59 emigrantë janë mbytur dhe më shumë se 100 janë shpëtuar pasi anija e tyre e peshkimit u përmbys në brigjet e Greqisë jugore. Fundosja e anijes është më vdekjeprurësja në Greqi këtë vit.
Është e paqartë se sa njerëz ishin në anije kur ajo u përmbyt rreth 80 kilometra në jug-perëndim të Pylos. Por zyrtarët grekë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) thonë se qindra njerëz mund të kenë qenë në bord.
Roja bregdetare e Greqisë tha se anija u pa në ujërat ndërkombëtare të martën vonë nga një avion që i përkiste agjencisë kufitare të BE-së Frontex, raporton BBC.
Varka thuhet se ishte nisur për në Itali nga Libia, me shumicën e atyre që ishin në bord thuhet se ishin të 20-at.