Në kazermën e FSK-së në Pomozatin, sot përmbyllet ushtrimi ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”.
Me këtë rast, në ditën e vizitorëve të veçantë ( DV Day), të pranishëm do të jenë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe ndërkombëtarë.
Ngjarja nis në orën ora 09:30.