UBT News

Përmbyllet suksesshëm “Global UBT Fest 2021”

Hajrizi: Global UBT Fest 2021” dëshmoi edhe njëherë fuqishëm, rolin dhe ndikimin e pakrahasueshëm që UBT ka në arsimin e lartë në Kosovë

Ka përmbyllur suksesshëm aktivitetin festivali “Global UBT Fest 2021”, festival që mori vëmendjen e shumë pjesëmarrësve nga vendi, rajoni dhe Evropa, të cilët përgjatë 1 muaji ndoqën akademi të shumta online, forume, aktivitete kulturore-artistike, hackings, etj.

Në ceremoninë përmbyllëse të ngjarjes më të madhe akademike në rajon, “Global UBT Fest 2021”, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, potencoi se festivali ishte një arenë e fortë e ballafaqimit të ideve, prezantimit të arritjeve e mbi të gjitha e shkëmbimit të përvojave mes pjesëmarrësve, një diversantët që i ka dhënë vlerë të pakontestueshme këtij festivali.

“Njëzetë vite më parë, kur unë u ktheva në Kosovë, për të sjellë këtu përvojën dhe cilësinë perëndimore të shkollimit, isha plot shpresë se një ditë dera e UBT-së do të jetë e hapur jo vetëm për studentët dhe profesorët tanë vendorë por edhe për akademikët, studiuesit, studentët e mësimdhënësit e respektuar ndërkombëtarë. Pas njëzetë vitesh, sot, e them me mburrje se përmbushja e këtij qëllimi nuk ka qenë e lehtë, ishte plot sfida por e pandalshme dhe e arritshme, për çka sot jam tejet krenar”, theksoi Hajrizi.

Rektori Hajrizi tha se “Global UBT Fest 2021” zgjoi interesimin e pjesëmarrësve nga shumë shtete ndërkombëtare, teksa në fokus kishte inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm, njëherësh pati një këndvështrim akademik.

“Kosova sot ka potencial të madh në rininë e saj, në studentët e saj. Ne sot jemi konkurrent kudo, në shumë fusha, në disa prej të cilave në krye të listës. Kjo është dëshmi e këtij potenciali frymëzues i cili do t’i sigurojë Kosovës një të ardhme të ndritur”, tha Rektori Hajrizi.

Integruar në kuadër të festivalit “Global UBT Fest 2021″, Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së, tashmë është shndërruar në traditë, ku u mbajt për të dhjetin vit me radhë. Akademitë, si dhe aktivitetet tjera, ishin të fokusuara në disiplina të shumta shkencore ku u shkëmbyen ide online nga qindra profesorë dhe nga mijëra pjesëmarrës.

https://fb.watch/77p-4ch3PR/

Exit mobile version