Ka përmbyllur suksesshëm punimet Akademia Verore e Sistemeve të Informacionit në UBT, në të cilën u organizuan aktivitete të ndryshme, të cilat shërbyen për përfitimit dhe përforcimin e njohurive rreth fushës së sigurisë kibernetike dhe të sistemeve të informacionit.
Në mbyllje të kësaj akademie, profesori Kujtim Gashi, së bashku me ekspertin Fatos Idrizi, mbajtën një ligjëratë shumë produktive për studentët me temën “Aspekte të Sigurisë Kibernetike në menaxhimin e ueb-faqeve të institucioneve publike dhe atyre private”.
Në këtë ligjëratë u diskutua rëndësia e sigurisë kibernetike dhe mënyrat se si institucionet qofshin ato publike apo private, duhet të veprojnë në raste kur cenohet siguria e tyre nga sulme të ndryshme kibernetike të cilat kohët e fundit janë shtuar në masë të madhe.
Fakultetit Sisteme të Informacionit në bashkëpunim me Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi realizuan edhe një ligjëratë me profesoreshën Erin C. Johnson, si e ftuar speciale nga Universiteti Iowa, ku u diskutua tema “Management & Entrepreneurship”, me ç’rast studentët kishin mundësinë të marrin njohuri të shumta rreth mënyrës se si menaxhimi dhe sipërmarrja ndikojnë në zhvillimin e organizatave, si dhe për zhvillimin e aftësive të planifikimit për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm.