UBT News

​Përmbyllet afati për deklarimin e koalicioneve në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati ligjor për partitë politike që të deklarojnë pjesëmarrjen e tyre përmes koalicioneve zgjedhore apo mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale për kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Gjatë periudhës 15-ditore, nga 9 deri më 23 qershor, në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, janë paraqitur këto koalicione:“Koalicija Vakat”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); Koalicioni “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i cili do të garojë vetëm në komunën e Prizrenit.

Po ashtu, disa parti politike kanë njoftuar zyrtarisht KQZ-në për mospjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje. Këto parti janë: Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD), Partia Demokratike e Diasporës (PDD), Partia e Drejtësisë (PD), Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Balliste (PB). KQZ ka bërë të ditur se më 26 qershor 2025 do të hapet afati për aplikimin për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për të gjitha subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version