Në kuadër të Akademisë Verore të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit dhe të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, u trajtuan tema me interes të prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, aplikimin e standardeve dhe sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e praktikave të mira të prodhimit nga folës ndërkombëtarë dhe vendorë, si: Dorota Łabanoëska-Bury, nga Polonia, që trajtoi modelet e reja të kultivimit të mjedrës.
Në saje të kësaj akademie u trajtuan edhe temat: Rëndësia e certifikimit me standarde ndërkombëtare të sigurisë së ushqimit, CRISPR /Cas9 – Teknika revolucionare e modifikimeve gjenomike, Përmirësimi i konkurrencës së perimeve në serra përmes programeve të granteve nga Qeveria e Kosovës, nga stafi me përvojë shumëvjeçare në sektor.
Grupi i studentëve të diplomuar të Nutricionit: Adela Bytyqi, Dion Bardhi dhe Fat Taraku, zhvilluan një punëtori më temën si: Mënyra e duhur e të ushqyerit shëndetshëm; Hap pas hapi, që zgjoi interesim shumë të madh nga grupi i studentëve të Shkencave të Ushqimit dhe Agrikulturës në degën e Prizrenit.