Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm” sot ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të përmbaruesit Ilir Mulhaxha, i cili është shkarkuar nga detyra e përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.
Përfaqësuesi i “DeJure Law Firm”, avokati Yll Zekaj tha se shkarkimi i përmbaruesit Mulhaxha ishte vendim politik dhe jo ligjor. Sipas tij, i shkarkuari tashmë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se kërkesa e tyre është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sipas tij në një afat kohor do të vërtetohen argumentet e drejtuara sot në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.