Një polic është lënduar gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD). Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca.
E gjitha ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.