Armenia tha të mërkurën se numri i ushtarëve të saj të vrarë në përleshjet kufitare me Azerbajxhanin është rritur në tre.
Ndërsa Azerbajxhani tha më parë se një nga ushtarët e tij vdiq në luftimet të martën përgjatë rajonit të paqëndrueshëm kufitar, ku tensionet janë ende të larta.
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha në një deklaratë të mërkurën se trupi i një ushtaraku armen u zbulua me plagë vdekjeprurëse nga armë zjarri në afërsi ku kishin shpërthyer “përleshjet intensive” një ditë më parë.
Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e “provokimeve” që shkaktuan luftime ku mbetën të vdekur një ushtar nga Azerbajxhani dhe tre nga Armenia.
Vdekjet reflektojnë një kërcënim serioz për armëpushimin e zbatuar me ndihmën e Rusisë në nëntor të vitit 2020, i cili i dha fund gjashtë javëve të luftës brutale që mori jetën e 6,000 njerëzve nga të dyja palët./UBTNews/