UBT News

​Përleshje në Shtime, lëndohen tre persona

Policia e Kosovës në Shtime të hënën ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përleshur fizikisht me një tjetër.

Bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Shtime / 29.01.2024 – 10:40. Janë arestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e përleshjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version