UBT News

Përleshje në Podujevë mes tetë të miturve

Në komunën e Podujevës janë përleshur mes vete tetë të mitur. Policia e Kosovës njofton se si pasojë e përleshjes, dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq pesë janë arrestuar, e një prej tyre është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit një dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version