Sot në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërkohë që kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim.
Kjo ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar duke tentuar ta lagë me një shishe ujë kryeministrin Kurti.
Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit./UBTNews/
Lajmi në përditësim