Dje në Prizren shtatë persona janë përleshur mes vete, ku si pasojë të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia njofton se është përdorur edhe arma.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore ku gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një çelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews