UBT News

Përleshje mes katër personave në Prishtinë

Një rast i përleshjes raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, katër meshkuj janë arrestuar për shkak të përleshjes mes tyre, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët pranuan edhe ndihmën mjekësore.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse motivi i përleshjes ende mbetet i panjohur.

Exit mobile version