UBT News

Përleshje mes dy grupeve të mitur në Gjilan, dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Një përleshje mes dy grupeve të të miturve ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve të ftohta.

Rasti është raportuar më 11 nëntor, rreth orës 10:26. Sipas Policisë, në përleshje dyshohet se kanë qenë të përfshirë nëntë persona.

Dy të miturit e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, njëri në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe tjetri në QKUK.

Deri më tani janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti po hetohet si vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje.

/A.K/

Exit mobile version