UBT News

Përleshje mes disa personave në Viti, arrestohen pesë nga ta

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar pesë të dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte ardhur deri te një rrahje masive mes disa personave, me ç’rast shtatë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe se njëri prej tyre ka lëndime më serioze.

Policia njofton se ky i fundit është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit katër prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i 5-të është në tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, njofton Policia./UBTNews

Exit mobile version