Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona pas një përleshje fizike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, të enjten në ora 13:15.
“Janë arrestuar pese të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, thuhet në raport.
Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.