Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht.
Sipas njoftimit të PK-së, njëri nga të dyshuarit ka goditur me thikë të miturin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./UBTNews