UBT News

Përleshen fizikisht profesori dhe nxënësi në një shkollë në Gjilan

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes një profesori dhe një nxënësi në një shkollë të mesme të Gjilanit. Rastin e konfirmoi për UBTNews zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili deklaroi se përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Hashani njoftoi se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor./UBTNews/

Exit mobile version