Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes një profesori dhe një nxënësi në një shkollë të mesme të Gjilanit. Rastin e konfirmoi për UBTNews zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili deklaroi se përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Hashani njoftoi se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor./UBTNews/