Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete në veri të Mitrovicës. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:43, në veri të Mitrovicës.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./UBTNews