UBT News

Përkundër ftesave nga Zelensky, Biden nuk planifikon të vizitojë Ukrainën

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përsëriti të hënën se nuk kishte plane që presidenti amerikan Joe Biden të udhëtonte në Ukrainë.

Kjo deklaratë erdhi pikërisht pas komenteve nga Zelensky që e inkurajonin presidentin Biden për ta bërë këtë.

Presidenti amerikan sugjeroi javën e kaluar se donte të shkonte, megjithëse ai tha se zyrtarët amerikanë janë ende “në diskutime” nëse një zyrtar i nivelit të lartë amerikan do të vizitojë Ukrainën së shpejti./UBTNews/

Exit mobile version