UBT News

Përkujtohen viktimat e COVID-19 në Gjermani

Rreth 80 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Gjermani. Më 9 mars 2020 janë konfirmuar dy rastet e para të vdekjes.

Këtë të diel, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, morën pjesë në një meshë në Kishën Kaiser Wilhelm dedikuar për viktimat e COVID-19.

Gjatë ditës, Steinmeier dhe Merkel morën pjesë edhe në një ceremoni komemorative në Konzerthaus të Berlinit, ku presidenti Steinmeier mbajti një fjalim.

“Një shoqëri që e injoron pandeminë do të vuajë edhe më shumë”, deklaroi ai mes tjerash.

Steinmeier në fillim të këtij viti deklaroi se në çdo shtëpi duhet të vendoset nga një qiri për të përkujtuar viktimat e koronavirusit./UBTNews

Exit mobile version