Situata e ndotjes së ajrit në Delhi ka marrë një përkeqësim të madh, duke detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha shkollat fillore. Kjo masë është marrë si rezultat i smogut të dendur që ka mbuluar qytetin, duke e bërë ajrin shumë të dëmshëm për shëndetin. Për pasojë, mësimi për nxënësit e shkollave fillore do të zhvillohet online deri në një njoftim të dytë.
Delhi dhe qytetet përreth po përjetojnë nivele të ndotjes ajrore që konsiderohen jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Të enjten, koncentrimi i grimcave të dëmshme në ajër ishte më shumë se 50 herë më i lartë se norma e sigurt e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Grimcat e imta, të njohura si PM 2.5, mund të depërtojnë lehtësisht në mushkëri dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin e organeve të tjera. Ato mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe të sistemit të frymëmarrjes, dhe studimet kanë treguar gjithashtu se ekspozimi i fëmijëve të vegjël ndaj ndotjes mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre.
Sipas të dhënave të fundit, nivelet e grimcave PM 10 kanë arritur një mesatare prej 495, që është 10 herë më shumë se niveli i sigurt për shëndetin e përcaktuar nga OBSH. Ky nivel i ndotjes ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e qytetarëve, shumë prej të cilëve kanë raportuar probleme të frymëmarrjes dhe irritime të syve.
Një situatë alarmante, e cila ka çuar autoritetet të paralajmërojnë për rrezikun e shëndetit publik. Edhe pse pritet që nivelet e ndotjes të ulen në ditët e ardhshme, ato do të mbeten ende në nivele të dëmshme për shëndetin e njerëzve.