Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato.
Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore.
Një studim në veçanti zbuloi se ngrënia e një racioni me barishte dhe perime të pasura me vitamina (veçanërisht vitaminën K) në ditë, ka rol mbrojtës për trurin.
Ndonëse është shumë herët të pranohet se një ushqyerje e tillë parandalon sklerozën, ekspertët janë optimistë.
Interpretimi i rezultateve të studimit për barishtet dhe kujtesën
Studimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit Rush dhe Tufts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky studim u financua nga Shërbimi Për Kërkime Shkencore Në Bujqësi USDA.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e 960 njerëzve që morrën pjesë në studim.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 81 vjeç. 74% prej tyre ishin gra.
Për mbi 4 vjet me rradhë, ata konsumuan një racion me barishte në ditë.
Njerëzit që konsumuan barishte rregullisht raportuan aftësi më të mira mendore dhe më pak simptoma të sëmundjeve kardiovaskulare apo depresionit.
Për më tepër, studiuesit thanë se ngrënia e një racioni me barishte në ditë, kishte lidhje të fortë me parandalimin e humbjes së kujtesës si pasojë e plakjes.
Shkencëtarët thanë se truri i njerëzve që hëngrën barishte çdo ditë ishte 11 vjet më i ri se ai i atyre që ushqeheshin me më pak barishte.
Shkencëtarët deklaruan se ngrënia e të paktën një racioni me barishte dhe perime ngadalëson përkeqësimin e aftësive mendore si pasojë e moshës.
Ushqyesit më të mirë për kujtesën
Vitamina K, gjendet jo vetëm tek ushqimet por edhe si suplement.
Folati, gjendet tek barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët dhe mishi i mëlçisë së viçit.
Luteina, është një vitaminë që gjendet tek spinaqi, e verdha e vezës dhe perime të tjera me ngjyrë të verdhë dhe jeshile.
Beta karoteni, gjendet tek karrotat, patatja e ëmbël, mango dhe kungulli.
Vitamina E gjendet tek brokoli dhe shpargu.
Nitrati, gjendet tek spinaqi dhe lëngu i panxharit.
Kempferoli gjendet tek molla, rrushi, domatja, çaji jeshil dhe patatja./AgroWeb.org