Nga Susanne Sternthal
Nikolai Patrushev, është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka një ndikim të madh në politikën e qeverisë ruse, në cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Këshilli është vendi ku formulohet politika ruse e sigurisë, dhe qendra ku merren informacione nga burime dhe rrjetet agjenturore jashtë Rusisë.
Patrushev është ai që i interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nëpër botë. Patrushevjep shpesh intervista për mediat shtetërore ruse në lidhje me pikëpamjet e tij konspirative ndaj Perëndimin, dhe atë që Kremlini e përshkruan ende si një “operacion ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë.
Nuk ka asgjë mënyrë për ta përgënjeshtruar dezinformimin e tij, pasi të gjitha mediat e pavarura në Rusi janë mbyllur. Dhe kjo duhet të jetë shqetësuese për SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë. Si një studiues që merret prej kohësh me Putinin dhe rrethin e tij të ngushtë, për mua është e qartë se marrëdhënia e ngushtë e Patrushev me Putinin, që ka nisur më shumë se 50 vjet më parë, i ka dhënë atij një ndikim të fortë mbi presidentin.
Që të dy e dënojnë shembjen e Bashkimit Sovjetik, dhe që të dy janë shumë mosbesues ndaj Perëndimit, një ndjenjë që ushqehet nga teori konspirative absurde. Patrushev është shfaqur si një nga zërat kryesorë në rrethin e brendshëm të Putinit, që dëshiron zhvillimin e një lufte të pamëshirshme në Ukrainë, me objektivin përfundimtar pushtimin e Kievit.
Mark Galeoti, ekspert britanik mbi shërbimet ruse të sigurisë, thotë se Patrushev është ideologu më i djathtë i Putinit dhe quhet “Skifteri i Skifterëve” brenda rrethit të brendshëm të presidentit rus. Këtu përfshihen ata që ashtu si Patrushev, vazhdojnë të përsërisin dezinformimin se Ukraina është një vend plot me nazistë, dhe se Rusia duhet të mbrohet nga planet e liga të Perëndimit.
Patrushev nuk ngurron të japë intervista. Unë kam lexuar shumë nga intervistat dhe esetë e tij, dhe ato nuk zhgënjejnë asnjëherë, duke zbuluar mënyrën e tij konspirative të tëmenduarit. Më 26 prill 2022, Patrushev dha një intervistë për gazetën shtetërore ruse “Rossiskaya gazeta” .
Ai e filloi me temën e tij të preferuar:synimet e liga të Perëndimit në përgjithësi, dhe të Shteteve të Bashkuara në veçanti. Patrushev tha se ndërsa vendet e tjera janë të frikësuara nga SHBA dhe “nuk mund të ngrenë as kokën”, Rusia “jo vetëm ka guxuar, por ka deklaruar publikisht se nuk do të luajë sipas rregullave të vendosura” nga Amerika.
Në fakt, qeveria ruse nuk ka gënjyer në ato që ka thënë, siç dëshmohet nga lufta brutale që po bën kundër Ukrainës dhe popullit të saj, e cila është në kundërshtim flagrant me të gjitha konventat e luftës. Gjatë intervistës, Patrushev flet për një “komunitet kriminelësh të arratisur nga Ukraina, të cilët janë tani të angazhuar në biznesin e përhapur të shitjes së jetimëve qëjanë larguar nga Ukraina”.
Ndërkohë, Perëndimi, pohon Patrushev, “ka ringjallur tashmë tregun e zi të blerjes sëorganeve njerëzore në dëm të segmenteve socialisht të cenueshme të popullsisë ukrainase, për operacione klandestine transplantimi për pacientët evropianë”.
Perëndimi, vazhdon më tej Patrushev “po u jep mbështetje neo-nazistëve ukrainas, duke vazhduar ta furnizojë me armë Ukrainën”. Më pas Patrushev citon Putinin, që e quajti Perëndimin një “perandori të gënjeshtrës”, pasi ishin vendosur sanksionet. Sipas botëkuptimit të Patrushev, Perëndimi synon që të zvogëlojë “në mënyra të ndryshme popullsinë e botës”.
Putin dhe Patrushev njihen që nga viti 1970. Të dy vijnë nga Leningradi, sot Shën Petersburgu, dhe kanë punuar bashkë në KGB-në e Leningradit në departamente të ndryshme. Po ashtu, që të dy shërbyen në qeverinë e Boris Jelcinit. Në vitin 1998, Jelcin e emëroi Putinin për të udhëhequr FSB-në, pasardhësin e KGB-së, ndërsa Patrushev u bë zëvendësi i tij i parë.
Kur Jelcin e emëroi Putinin si kryeministër në detyrë më 9 gusht 1999, Patrushev zëvendësoi Putinin si drejtor i FSB-së. Mbrëmjen e Vitit të Ri 1999, Jelcin bëri njoftimin e papritur se Putini do ta zëvendësonte atë si president në detyrë. Putin i fitoi zgjedhjet presidenciale më 26 mars 2000.
Pak para se Putini të fitonte zgjedhjet, marrëdhënia e ngushtë Putin–Patrushev u shfaq në sytëe të gjithëve, kur të dy vendosën që natën e Vitit të Ri 2000, të shkonin në Çeçeni bashkë me gratë e tyre për të takuar trupat ruse që luftonin atje. Kjo ndodhi gjatë Luftës së Dytë Çeçenetë viteve 1999-2009.
Pavarësisht masakrave që kryenin përditë në terren trupat ruse ndaj civilëve çeçenë, Putin dhe Patrushev hapën 2 shishe shampanjë, dhe të dyja çiftet pinë ndërsa po udhëtonin me njëhelikopter mbi zonën e luftimit. Pasi kaluan një orë me një njësi ushtarësh rusë të befasuarnga prania e tyre, ata u rikthyen në Moskë.
Një javë përpara inaugurimit të Putinit si presidenti 7 maj 2000, gazeta ruse ”Kommersant”vuri në dukje se Putini ishte duke e mbushur administratën e tij të re me ish-zyrtarë nga FSB, agjencia kryesore e sigurisë ruse, së bashku me SVR, Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme, që kishte qenë gjithashtu pjesë e KGB-ja gjatë periudhës sovjetike, por që tani ishte një agjenci më vete.
Në një artikull të mëpasshëm, “Kommersant” shkroi se agjentët e vendosën “jetën politike nëRusi nën kontrollin e plotë të Kremlinit, nëpërmjet metodave të KGB-së”. Në një intervistë dhënë për mediat në dhjetor 2000, Patrushev sqaroi edhe dominimin e ish-zyrtarëve të FSB dhe SVR në Kremlin, administratën presidenciale dhe në rajonet periferike të Federatës Ruse.
“Ata janë vendosur në nivelet më të larta të pushtetit, pasi kanë pasur role udhëheqëse në institucionet e sigurisë kombëtare”- tha ai. Patrushev shtoi se ekzistonte një “nevojë jetike për të ringjallur trupin administrativ rus me ‘gjak të freskët’… jo me idealistë naivë, por mepragmatistë të ashpër që kuptojnë zhvillimet politike ndërkombëtare dhe të brendshme, kontradiktat dhe kërcënimet që shfaqen”.
I emëruar në vitin 2008, Patrushev është bërë sekretari më jetëgjatë i Këshillit të Sigurimit . Që atëherë, këshilli ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet 1990, kur ishte një mënyrë për të sistemuar me punë veteranët e moshuar të forcave të sigurisë. Patrushev e ka shndërruar atë në një institucion dinamik, që merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e Rusisë, dhe është pozicionuar si kryekëshilltari i Putinit.
Galeoti beson se Patrushev është i rrezikshëm për shkak të “mendësisë së tij paranojake të orientuar nga konspiracionet”. Kjo është thelbësore për të kuptuar Rusinë e sotme, sepse idetë konspirative të Patrushevit dhe këndvështrimi i tij mbi botës, janë thjerrëza përmes së cilës e sheh botën edhe miku i tij Vladimir Putin. /
“The Conversation” – Bota.al