UBT News

Përgjumja gjatë ditës, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni?

Me stilin modern të jetesës, jo të gjithë mund të flenë menjëherë sapo ndihen të lodhur. Pavarësisht lodhjes, qëndrimi zgjuar është domosdoshmëri dhe i paevitueshëm.

Në këtë artikull do të mësoni disa këshilla mjaft interesante të cilat mund t’i zbatoni sa herë do të keni nevojë të qëndroni zgjuar.

Dëgjoni muzikë – Sidomos ajo me tone të gëzueshme dhe festive funksionon mirë për të larguar gjumin dhe për të qëndruar zgjuar.

Pini një kafe – Kafja përmban kafeinë që ndikon në zgjimin e trurit dhe trupit.

Dilni në ajër të pastër ose në një vend të ndriçuar – Drita është sinjali që i nevojitet trurit për t’u zgjuar.

Nëse qëndroni në vend të ndriçuar mirë, ju mund ta gënjeni sistemin tuaj dhe ta bëni të mendojë se është koha për të qëndruar zgjuar.

Pini ujë – Dehidratimi ju bën të plogësht, të lodhur e të përgjumur. Nëse pini ujë mjaftueshëm e hidratoheni, e largoni lodhjen por edhe gjumin nga sytë.

Aktivitet Fizik – Ecja është një aktivitet fizik i rëndësishëm për ta pajisur organizmin me oksigjen. Organizmi çliron edhe hormonet që ju bëjnë të ndiheni më energjikë.

Stimulimi i trurit – Mërzitja nga rutina shkakton lodhje, dëshira për të dremitur a për të mbyllur sytë për pak, është e madhe. Nëse duhet të qëndroni zgjuar, angazhohuni në biseda me miqtë a lexoni diçka që ju ngjallë interes.

Mungesa e Gjumit dhe rëndësia e tij – Gjumi është thelbësor për shëndetin. Mungesa e tij shkakton probleme serioze sidomos në tru.

Një studim i kohëve të fundit, ka treguar se njerëzit që bëjnë gjumë të keq, ose që zgjohen herë pas here natën janë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. Mundohuni të keni një rutinë sa më të rregullt të gjumit gjatë natës. /UBT News/

Exit mobile version