UBT News

Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT

Empty vintage congress hall with seats and microphones.

Fakulteti i Shkencave Politike në UBT ofron një program të avancuar, i fokusuar në zhvillimin e liderëve të ardhshëm në fushën e shkencave politike. Programi ofron një mundësi të shkëlqyer për të përvetësuar njohuri dhe aftësi analitike për të kuptuar dhe adresuar sfidat politike të nivelit lokal, rajonal dhe global. Fakulteti është i përkushtuar për të ofruar një arsim të avancuar dhe ndërkombëtar, me mësimdhënës dhe profesionistë të njohur nga fusha të ndryshme të politikës.

Çfarë do të fitoni nga ky program?

Arsim i thelluar dhe ndërkombëtar: Programi i shkencave politike në UBT është i dizajnuar për të ofruar një arsimim që lidhet drejtpërdrejt me trendet dhe zhvillimet ndërkombëtare. Mësimdhënësit dhe ekspertët ndërkombëtarë janë pjesë e stafit akademik, duke siguruar një edukim të nivelit të lartë dhe njohuri për sfidat aktuale të politikës globale.

Përvojë praktike dhe mundësi të drejtpërdrejta: Pjesëmarrësit në këtë program do të kenë mundësinë të angazhohen në praktika profesionale në institucione të ndryshme të vendit dhe jashtë tij. Fakulteti organizon vizita studimore në institucione dhe organizata ndërkombëtare, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për të fituar përvojë praktike dhe për të ndërtuar një rrjet të fortë profesionistësh.

Përgatitje për karrierë ndërkombëtare: Ky program përgatit studentët për mundësi të mëdha në fushën e politikës, qeverisjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Nëpërmjet mundësive të praktikës dhe angazhimit në projekte ndërkombëtare, studenti ka mundësinë të zhvillojë një karrierë të suksesshme në politikë, diplomaci dhe shoqërinë civile.

Vizita dhe aktivitete praktike: Pjesëmarrësit mund të përfshihen në aktivitete të ndryshme, përfshirë ligjërata dhe punëtori me personalitete të njohura të politikës dhe diplomacisë. Fakulteti ka krijuar partneritete të forta me ambasada, institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare, duke ofruar mundësi për internship dhe punësim në nivel ndërkombëtar.

 

Dekania e Fakultetit, Prof. Ass. Dr. Hajdi Xhixha, thekson: “Fakulteti i Shkencave Politike në UBT ofron mundësinë për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Partneritetet tona të forta me ambasada, institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për internship dhe punësim, duke hapur dyer për karrierë ndërkombëtare dhe përfshirje aktive në zhvillimet politike globale”.

Nëse jeni të interesuar të bëheni lider në fushën e shkencave politike dhe të kontribuoni në zhvillimin e politikës globale dhe vendore, Fakulteti i Shkencave Politike në UBT është vendi ku mund të zhvilloni potencialin tuaj dhe të keni ndikim të qëndrueshëm në botën politike. Bëhuni pjesë e këtij fakulteti dhe kontribuoni në të ardhmen e politikës vendore e ndërkombëtare!/UBTNews/D.E.

 

 

Exit mobile version