Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Pejë, pasi në muajin tetor – nëntor të vitit të kaluar njëri nga ta i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raportin policisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.