UBT News

Përgatiti biskotën e famshme të “Squid Game”, videoja e tij u bë virale

Videoja e një përdoruesi të Tik Tok-ut u bë virale pasi ai me sukses realizoi një nga sfidat e serialit “Squid Game”.

Bayashi arriti 58 milionë shikues pasi përfundoi me sukses sfidën e përgatitjes së biskotës ‘dalgona’. Kjo sfidë tashmë u bë e famshme në Kore të Jugut.

@bayashi.tiktok

##squidgame

♬ Might Be – Remix – Dj Luke Nasty

Lojtarët duhet të përpiqen të shkëpusin skajet rreth biskotës pa e prishur formën. Kurse në një video tjetër, në të cilën ai dështoi ta realizonte këtë sfidë, deri më tani ka arritur mbi 105.6 milionë shikime në TikTok.

Sfida e vështirë u paraqit në “Squid Game”, një seri televizive koreane shumë e njohur, e cila u shfaq premierë muajin e kaluar në Netflix./UBTNews

Exit mobile version