UBT News

Përfundon zyrtarisht epoka e Merkel, arrihet koalicioni në Gjermani

Tre parti politike gjermane kanë nënshkruar një marrëveshje për një qeveri të re, me Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i propozuar pas negociatave të gjata të koalicionit dhe zgjedhjeve historike që bënë Angela Merkelin të largohet pas 16 vitesh në krye, përcjell UBT News.

Sipas marrëveshjes së shpallur në Berlin të mërkurën, Scholz, i Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë, do të drejtojë koalicionin trepartiak me partnerë të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro biznesit.

Scholz tha në një konferencë se “qeveria e semaforëve” është këtu, duke iu referuar ngjyrave të kuqe, të verdhë dhe jeshile të partive përkatëse. “Ne duam të jemi të guximshëm kur bëhet fjalë për klimën dhe industrinë”, tha ai.

Ai gjithashtu u tha gazetarëve se vaksinat e detyrueshme do të konsiderohen nga sepse “vaksinimi është rruga për të dalur nga kjo pandemi”.

Të hënën, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha në një konferencë se ishte i sigurt se deri në fund të këtij dimri, të gjithë në Gjermani do të “vaksinohen, shërohen ose vdesin”, në lidhje me variantin Delta./UBTNews/

Exit mobile version