Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit për më shumë se një orë me dy kryetarët e komunave veriore, nuk është deklaruar për medie. Në këtë takim kanë marr pjesë Ilir Peci, kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.
Ndërsa dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.