UBT News

​Përfundon takimi i Vuçiqit me zyrtarët evropianë

Pak pas orës 15:00 ka përfunduar takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me zyrtarët evropianë në Bruksel.

Vuçiq u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Paraprakisht zyrtarët evropianë kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është larguar menjëherë pas takimit, pa dhënë deklarata për gazetarët.

Bisedimet e veçanta mes Vuçiqit dhe Kurtit me liderët evropianë zgjatën pak më shumë se një orë.

Exit mobile version